16 Janar 2025

MPB u ligjeron studentëve për parandalimin e migrimit të parregullt

Prishtinë, 5 maj - Ministria e Punëve të Brendshme me mbështetjen e projektit të binjakëzimit të financuar nga BE-ja: “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës, në menaxhimin efektiv të migrimit”, do të mbajë ligjëratë në kuadër të fushatës të vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të parregullt.

Me këtë rast, në kuadër të këtyre aktiviteteve, sot në objektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, do të mbahet një ligjëratë me studentët e Universitetit të Prishtinës.

Në këtë takim do të marrin pjesë: zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha, znj.Teuta Pustina-Krasniqi, zëvendës rektore për Cilësi dhe Zhvillim në UP, ish-ambasadori Robert Bosch, z. Peter Schreiner, ekspert i migrimit,  z. Edmond Gashi, Koordinator Kombëtar për Qendrën Informuese Gjermane për Migrim, Trajnim Profesional dhe Karrierë “DIMAK”.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa implementohet nga Holanda si partner kryesor dhe Austria e Suedia si partner mbështetës në partneritet me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, respektivisht me Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim.
           
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)