MPB takon banorët e Zhegrës për rreziqet e armëve të vogla dhe të mesme
Gjilan, 8 nëntor - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe në bashkëpunim me komunën e Gjilanit do të mbajë takim me banorët lokal dhe me përfaqësuesit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
Ky takim organizohet në kuadër të fushatës vetëdijesuese për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet që vijnë nga mbajtja dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta ( AVL).
Takimi do të mbahet sot në Komunën e Gjilanit, fshati Zhegër respektivisht Shkolla Fillore “Agim Ramadani”.