MPB sot lanson fushatën kundër krimit të organizuar
Prishtinë, 15 tetor - Në kuadër të fushatës njëmujore kundër krimit të organizuar në Republikën e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme lanson fushatën kundër krimit të organizuar.
Takimi i zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës fillon sot në orën 13:30, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Në takim pritet të marrin pjesë kryeministri i vendit z. Hashim Thaçi, disa ministra të kabinetit qeveritarë, shefi i Policisë së EULEX-it, Udo Karl-Heinz Moeller, kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani etj.
Po ashtu, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të përfshira në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar, si dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.