22 Dhjetor 2024

MPB shumë shpejt me tenderin për pasaporta biometrike


Prishtinë, 3 shtator – Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se Kosova po shkon me hapa të sigurt drejt Evropës gjatë një vizite që i bëri Agjencionit për Regjistrimit Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ai tha se Departamenti për Prodhimin e Dokumenteve është pjesa më e sofistikuar dhe më profesionale dhe punonjësit e këtij Departamenti kanë arritur nivel shumë të lartë të profesionalizmit, sa i përket prodhimit të dokumenteve dhe cilësisë së prodhimit të tyre.
 
Gjatë kësaj vizite, ministri Rexhepi u njoh për së afërmi me mbarëvajtjen e implementimit të projektit për digjitalizimin e regjistrave civil, projekt ky që është ndër kriteret kryesore në procesin e liberalizimit të vizave në BE.

Rexhapi tha se departamentet kanë arritur nivel shumë të lartë të profesionalizmit dhe sipas tij, është vendi më i sigurt sa i përket edhe prodhimit të dokumenteve, por edhe cilësisë së prodhimit të tyre.

“Rregullat e sigurisë në këtë Departament janë të larta, i cili monitorohet 24 orë dhe faktikisht mundësia, qoftë e falsifikimit ose e vjedhjeve është zero dhe një gjë e këtillë nuk ka ndodhur asnjëherë. Këtu është përgjegjësi shumë e madhe që lidhet edhe me procesin e liberalizimit të vizave, për arsye se kërkohet siguria më e lartë e dokumenteve, si personale dhe të gjendjes civile, por në fund si final është edhe pasaporta”, tha ai.

Duke folur për pasaportat biometrike, ministri Rexhepi shtoi se shumë shpejtë të shpallim edhe tenderin për pasaporta biometrike dhe sa i përket teknologjisë, ekziston kualiteti, gadishmëria dhe ashtu siç është premtuar deri në fund të dhjetorit, do të kompletohet edhe regjistri civil.

“Fatbardhësisht kemi një numër të madh të ekspertëve tanë, të cilët vetë i kanë përgatitur programet dhe nuk kemi patur nevojë të shpenzojmë shumë. Kemi patur një ndihmesë të madhe edhe nga Republika e Shqipërisë, zyrtarët e së cilës e kanë përcjellë përvojën e tyre te një delegacion yni kohë më parë, që e vizitoi Shqipërinë”, tha ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)