15 Janar 2025

MPB shton kapacitetet për pajisje me dokumente personale

Prishtinë, 22 qershor - Ministria e Punëve të Brendshme, ka përgatitur planet që gjatë sezonit veror të ofrojmë shërbime qytetarëve në mënyrën sa më të shpejt të mundshme, për pajisje me dokumente personale.

Duke pasur parasysh vëllimin e madh të aplikimeve për patentë shoferë, sidomos vazhdim të afatit të vlefshmërisë, pajisja e qytetarëve me patentë shoferë po bëhet në mënyrë të vazhdueshme sipas radhës së aplikimit.

MPB është duke u angazhuar që në afat kohor sa më të shpejtë të mundshëm t’i pajisim të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për patentë shoferë. Prioritet janë: rastet urgjente, aplikim për herë të parë dhe të humbur.

Duke filluar që data 25 qershor e këtij viti, do të shtohen kapacitetet e nevojshme, në mënyrë qe sa më shpejt t’i pajisim qytetarët me patentë shofer.

Procedura për vazhdim e patentë shoferëve është e rregulluar me udhëzimin administrativ 12/2012, që të bëhet aplikimi për vazhdim të afatit të patentë shoferëve, gjashtë muaj para se t’i skadojë afati i vlefshmërisë, andaj i lusim të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe mos të presin momentin e fundit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)