MPB shënon Ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore
Prishtinë, 18 tetor - Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, do të mbajë sot konferencë e cila organizohet në shënim të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Aktivitetet në kuadër të fushatës kundër trafikimit do të zgjasin një muaj dhe synojnë ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për fenomenin e trafikimit.
Në këtë konferencë do të marrë pjesë z. Hashim Thaqi, Presidenti i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës se Kosovës, Ekrem Mustafa, ministër i Punëve të Brendshme, znj. Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Colleen Hyland, zëvendës ambasadore e SHBA-ve në Kosovë, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.