MPB organizon konferencë ndërkombëtare kundër ekstremizmit
Prishtinë, 26 tetor - Ministria e Punëve të Brendshme do të organizojë konferencë dy-ditore me temë Së bashku kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Kjo konferencë është mbështetur nga misionit i OSBE-së në Kosovë.
Konferenca është e nivelit ndërkombëtar dhe do të sjellë në Prishtinë shumë studiues, avokues e përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme nga mbarë bota, për të shkëmbyer përvojat në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.
Konferenca do hapet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ndërkaq fjalë rasti do të mbajnë, ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, si dhe kryesuesi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu.
Konferenca do të filloj nesër në ora 09:15, në Swiss Diamond Hotel dhe do të zgjasë dy ditë.