MPB organizoi tryezë për fishekzjarrët dhe sigurinë
Prishtinë, 15 janar - Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me shkollën Amerikane në Kosovë mbajtën tryezë të rrumbullakët me temë: Fishekzjarrët dhe siguria të arriturat dhe vështirësitë, me qëllim të edukimit të të rinjve për të evituar incidentet dhe lëndimet.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi, theksoi se në shumicën e manifestimeve mjetet e rrezikshme piroteknike përdoren nga të rinjtë dhe kjo është një shqetësim i madh. Qeveria e Kosovës ka nxjerr ligje dhe rregullore të ndryshme, ku i kushtohet një rëndësi e veçantë kësaj fushe.
Departamenti për Siguri Publike i Ministrisë së Punëve të Brendshme është duke bërë një punë të shkëlqyer dhe ne po punojmë që të evitohet maksimalisht numri i të lënduarve nga mjetet piroteknike\".
\"Këtë vit krahasuar me vitet paraprake jemi më mirë me statistika dhe gjithë kjo është arritur duke ju falënderuar autoriteteve kompetente dhe organizatat partnere, OSBE, ICITAP e UNDP, që kanë dhënë kontribut të veçantë për vetëdijesimin e rinisë, tha Ibishi.