MPB nis sistemin për menaxhimin e informatave për DSHAM
Prishtinë, 30 janar - Ministria e Punëve të Brendshme, prej sot ka filluar zhvillimin e një Sistemi të Integruar për Menaxhimin e Informatave për Departamentin e Shtetësisë, Azilit dhe Migrimit (DSHAM).
Në ceremoninë e fillimit të këtij sistemi morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, Darrel Hart, menaxher i programit të ICITAP-it, George Rick Clarke, këshilltar i ICITAP-it dhe zyrtarë të lartë të MPB-së.
Qëllimi i projektit është që të sigurojë një sistem të menaxhimit të informatave për regjistrimin, monitorimin dhe përpunimin e të dhënave të njerëzve që hyjnë në Kosovë dhe që janë në kompetenca të DSHAM-it. Parashikohet që ky projekt do të realizohet brenda gjashtë muajve dhe do të ketë kosto fillestare prej 250.000 mijë dollarëve amerikan.
Ky projekt do të financohet dhe zhvillohet nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes Byrosë për Narkotik dhe për Zbatim të Ligjit Ndërkombëtar (INL) dhe Programi për Trajnime dhe Asistencë në Hetime Penale Ndërkombëtare(ICITAP).