MPB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me EUROPO
Prishtinë, 27 korrik - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me EUROPOL-i.
Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet sot në ambientet e objektit kryesor të MPB-së dhe do të nënshkruhet nga Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Në ceremoni do të marrin pjesë edhe znj. Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe të ftuar tjerë nga institucione vendore e ndërkombëtare.