MPB, MPMS dhe UNDP nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi
Prishtinë, 4 shkurt - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është nënshkruar marrëveshja bashkëpunimi në mes të MPB-së, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe UNDP-së në fushën e ri-integrimit të personave të riatdhesuar në tregun e punës.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi ofron kornizën e bashkëpunimit në mes tëMPB, MPMS dhe UNDP, në zbatimin e aktiviteteve për mbështetjen e personave të riatdhesuar, duke iu ofruar mundësi trajnimi dhe punësimi në kuadër të Programit Aktiv për Tregun e Punës në Kosovë.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është ri-integrimi i qëndrueshëm ekonomik i familjeve të riatdhesuara, përmes trajnimit dhe punësimit, në përputhje me politikat e riintegrimit në tregun e punës.
Pjesë përbërëse e kësaj marrëveshje është Projekti Riintegrimi i qëndrueshëm për familjet e riatdhesuara.