MPB mban takim për procesin i kthimit të azilkërkuesve nga Kosova
Prishtinë, 14 janar - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të mbahet takimi i ftuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni me kryetarët e komunave, ku do të trajtohet procesi i kthimit dhe ri-integrimit të azilkërkuesve nga Kosova.
Në këtë takim do të marrin pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Qollaku, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, si dhe kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës.
Takimi do të mbahet sot, në objektin kryesor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke filluar në ora 13:00.