MPB mban konferencë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit
Prishtinë, 9 dhjetor - Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të javës Kundër Korrupsionit 2017, do të mbajë konferencë me temë: “angazhimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
Konferenca do të hapet nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit koordinator kombëtar kundër krimit të organizuar, Abduselami Shkodra, ndërsa në konferencë do të flasë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradianj.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësues të ambasadave të akredituara në Kosovë.
Konferenca do të mbahet sot në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, salla P37.
Kjo konferencë mbahet në kuadër të: “Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit që mbahet më 9 dhjetor"