MPB mban konferencë kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore
Në këtë konferencë do të marrin pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, shefja e BE-së në Kosovë, znj. Natalia Apostolova, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, përfaqësues të ambasadave të akredituara në Kosovë, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendor dhe ndërkombëtar.
Konferenca do të mbahet sot në objektin kryesor të Qeverisë së Kosovës, Salla P-38.