MPB lëshon pasaportat e reja biometrike
Prishtinë, 13 qershor - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nga sot ka filluar lëshimin e pasaportave biometrike me dizajn të ri, ku faqja e personalizimi i të dhënave do të jetë me ngjyra.
Me këtë rast, MPB plotëson kriterin e kërkuar nga Bashkimi Evropian për sigurinë e dokumenteve të udhëtimit për vitin 2014, pasi që pjesa elektronike e prodhimit të pasaportave është e teknologjisë së fundit.
Personalizimi i kësaj pasaporte bëhet në bashkëpunim me kompaninë gjermane Giesecke and Devrient, që është lider në këtë lëmi.