13 Maj 2024

MPB lëshon leje qëndrimet për të huaj me kartela biometrike

Prishtinë, 28 mars - Në frymën e përmbushjes së standardeve teknike, të domosdoshme në rrugën drejtë integrimit në Bashkimit Evropian, Ministria e Punëve të Brendshme, sot ka filluar lëshimin e leje qëndrimeve për të huaj, në formë të kartelave biometrike të identitetit për shtetas jo të Kosovës.

Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku.

Ministri Bajram Rexhepi tha se leje qëndrimet biometrike janë në pajtimin me “Ligjin për të Huajt” të Republikës së Kosovës dhe të  direktivës së BE-së 380/2008 për leje qëndrime për të huajt.

“Kartelat biometrike për leje qëndrim për të huaj janë edhe një rezultat i projektit të filluar me sukses vitin e kaluar për lëshimin e kartelave biometrike të identitetit për të  gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Në këtë mënyrë Kosova bëhet vendi i parë në rajon që përmbush këtë kërkesë të BE-së”, tha ministri Bajram Rexhepi.

Ai theksoi se kjo kartelë biometrike përmbushë kërkesat e fundit teknologjike dhe të sigurisë të domosdoshme sipas standardeve të BE-së dhe International Civil Aviation Organization (ICAO).

Ndërsa ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku tha se me këtë rast po dëshmohet edhe një herë që Kosova është fuqimisht e angazhuar në përmbushjen e agjendës evropiane.

“Ne jemi të bindur se Bashkimi Evropian është vlera dhe synimi që ne aspirojmë si shoqëri”, tha ministrja Çitaku.

Kartela biometrike për leje qëndrim përmban mikroprocesorin me ndërfaqe pa kontakt, i cili ruan informacionin në përputhje me standardin ICAO për dokumentet elektronike të udhëtimit.

Fotografia dhe dy shenjat e gishtave përdoren si të dhëna biometrike të detyrueshme për të verifikuar autenticitetin e zotëruesit te kartelës së leje qëndrimit.

Kartela për leje qëndrim mund të përdoret edhe si kartelë për identifikim, autentikim, arkivim dhe komunikim të sigurt në Internet – ajo është thjeshtë një pasaportë e sigurt për Internet.

Për këtë qëllim gjatë pranimit të kartelës së re biometrike shtetasi i huaj, përveç kartelës do të pranojë edhe kodet personale për qasje në pjesën elektronike të mikroprocesorit në kartelë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)