MPB lanson fushatën kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore
Prishtinë, 18 tetor - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) do të lansojë sot fushatën kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Ditën e Bashkimit Evropian për Antitrafikim.
Hapjen e kësaj ceremonie do ta bëjë Blerim Gashani, zëvendësministër i MPB-së dhe njëherit Koordinator Nacional kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë znj. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, znj. Arbërie Nagavci, Ministre e MASHT si dhe përfaqësues të lartë të Kryeprokurorisë së shtetit, drejtorisë së Policisë së Kosovës, BE-së, Këshillit Evropian, ambasadës amerikane, organizatës IOM si dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës.