27 Dhjetor 2024

MPB lanson fushatën e promovimit te Inspektoratit Policor

Prishtinë, 12 dhjetor - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sot do të bëhet lansimi i fushatës për promovimin e punës së Inspektoratit Policor të Kosovës.

Në konferencë do të marrin pjesë: zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Sasha Rasic, udhëheqësi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Werner Almhafer, kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani etj.

Fushata ka për qëllim promovimin e autorizimeve të reja të IPK-së dhe të njoftohen qytetarët mbi procedurën për ankesat ndaj sjelljeve të punonjësve policor.

Fushata do të zgjasë prej 12 deri më 25 dhjetor dhe është mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)