03 Maj 2024

MPB: Kosovarët shkojnë në Siri veç për para

Prishtinë, 18 shkurt - Kosovarët në Siri shkojnë në mënyrë të organizuar dhe për arsye financiare. Kështu është thënë në një dokument të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Organizatorët e shkuarjes atje, nuk i ka përmendur por arsyet pse kosovarët po shkojnë në Siri, po. Pagat e majme në këmbim të luftës, besohet po i qojnë kosovarët në atë luftë.

MPB këto shpjegime i ka dhënë në memorandumin shpjegues të Projektligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

Sipas këtij dokumenti të siguruar nga Koha Ditore, kosovarët gjithë atë udhëtim e marrin në mënyrë të organizuar, derisa askund nuk përmendet se kush është ai organizator që i shpie atje.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)