27 Dhjetor 2024

MPB kërkon raporte nga inspektoriati për protestën e 14 janarit

Prishtinë, 16 janar - Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës informon se urdhri Operativ i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë se Kosovës dhe Planet Operative te Drejtorive Rajonale te Policisë se Kosovës janë hartuar duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionit në fuqi.

Urdhri Operativ i Policisë së Kosovës ka pasur për qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave.

Njësitë policore të angazhuara në terren, pas paralajmërimit disa herë ndaj protestuesve për lirimin e rrugës dhe pas refuzimit urdhrave policore dhe sjelljes së dhunshme duke hedhur gjësende të forta ndaj policisë, janë detyruar të intervenojnë duke përdorur pajisjet dhe mjetet e autorizuara zyrtare policore, me qëllim të lirimit të rrugës dhe mundësimit të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe qarkullimit të mallrave. 

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës, si mekanizëm i pavarur nga Policia e Kosovës me mandat mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit dhe performancës së Policisë së Kosovës, që të ketë prezencë në zonat ku është mbajtur protesta dhe të monitorojë situatën dhe sjelljen e zyrtareve të Policisë së Kosovës, të angazhuar në këtë operacion. Po ashtu, të angazhuar në këtë operacion kanë qenë edhe eksperte të Agjencisë të Kosovës për Forenzikë.

Inspektorati Policor i Kosovës është duke përgatitur raport dhe të gjeturat e këtij raporti do të adresohen nga Ministria e Punëve të Brendshme përkatësisht Drejtoria e Përgjithshme e Policisë se Kosovës.  

Po ashtu, Policia e Kosovës pas çdo realizimi të planeve policore, duke përfshirë edhe planin lidhur me protestën e 14 janarit, bën analizimin dhe vlerësimin e përgjithshëm të tyre.

Vlerësimi i përgjithshëm i planit përfshinë edhe rastet e intervenimeve të zyrtarëve policorë, si dhe të përdorimit të forcës.

Në rast se gjatë këtyre vlerësimeve vërehet ndonjë tejkalim i autorizimeve policore, atëherë merren masa konform Ligjit mbi Policinë dhe parimeve dhe procedurave të brendshme të Policisë së Kosovës.

Po ashtu, në rast se në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Policinë e Kosovës deponohet ndonjë ankesë e tillë nga qytetarët, ato do të merren në shqyrtim dhe në procedim të mëtutjeshëm.

Në rast se konstatohet se ka pasur shmangie nga respektimi i procedurave, keqpërdorim të autorizimeve, përdorim të tepruar të forcës policore, atëherë organet e pavarura dhe kompetente do të marrin masa përkatëse disiplinore në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)