MPB kërkon bashkëpunim në luftën kundër trafikimit
Prishtinë, 22 shator 2010 Ministria e Punëve të Brendshme organizoi debat publik në kuadër të muajit kundër trafikimit me qenie njerëzore.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelili tha se në vazhdën e aktiviteteve që i kemi planifikuar në luftë kundër trafikimit, kemi planifikuar edhe aktivitete të ngjashme me to siç janë debatet, temë e të cilave është trafikimi me qenie njerëzore, në fokus të së cilave është viktima e trafikimit.
Për ti gjetur mënyrat për ta luftuar këtë dukuri që është prezente në shtetin tonë, kemi dashur që tu ofrojmë mundësi që ju të jeni sa më afër këtyre aktiviteteve që po i zhvillon shteti ynë, në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të segmenteve dhe institucioneve tona për ta luftuar këtë dukuri dhe në drejtim të investimeve që bëhen për pasojat e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore që të jenë më të përballueshme, tha ai.
Duke folur për bashkëpunimin e institucioneve me qytetarët, Xhelili shtoi se esenca e kësaj lufte po del se është qytetari.
Pa qenë qytetari pjesë përbërëse e hallkës së luftës kundër trafikimit, është e pamundshme që të luftohet trafikimi. Qëllimi i krejt kësaj fushate është ndërgjegjësimi dhe vetëdijesimi i qytetarëve për pasojat e viktimave të trafikimit. Derisa qytetari ynë, ose një familje jona nuk bie ndesh që të përballet me pasojat e trafikimit me qenie njerëzore, na duket si diçka e largët dhe e çuditshme, por edhe e pakonceptueshme që i ka ndodhur fqiut, apo të tjerëve, tha ai.