16 Janar 2025

MPB kërkoi mbështetje nga KE për mbrojtjen e infrastrukturës kritike

Prishtinë, 17 mars - Republika e Kosovës po merr pjesë në konferencën e organizuar nga Komisioni Evropian me temën "Mbrojta e Infrastrukturës Kritike në BE dhe vendet fqinje të BE-së", të mbajtur në Bukuresht të Rumanisë.

Pjesëmarrës në këtë konferencë janë përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së dhe vendet fqinje të BE-së.

Delegacioni nga MPB prezantoi të arriturat e vendit tonë në këtë fushë, me theks të veçantë elaboroi projekt-ligjin për infrastrukturën kritike i cili është në proces të finalizimit dhe i cili është plotësisht në pajtim me Direktivën 2008/114 të BE-së.

Njëkohësisht, delegacioni i MPB-së kërkoi mbështetje nga Komisioni Evropian në fazën e zbatimit të ligjit, përkatësisht pjesëmarrjen në programet dhe projektet e BE-së në fushën e mbrojtjes së infrastrukturës kritike.

Vlen të theksohet se u konsiderua lartë nga Komisioni Evropian dhe shtetet pjesëmarrëse projekt-ligji i hartuar nga MPB dhe vizioni për identifikimin e infrastrukturave kritike me ndikim regjional dhe më gjerë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)