MPB jep akt emërimet për bursistët nga skema e profesionisteve të rinj
Prishtinë, 16 dhjetor - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) do të mbajë ceremoninë e dhënies së akt emërimeve për bursistët nga Skema e Profesionisteve të rinj (YCS).
Ky është Projekt i Bashkimit Evropian, të cilët kanë kryer studimet pas universitare në vendet e BE-së.
Në këtë ceremoni të dorëzimit do të marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, udhëheqësi i Zyrës së BE-së, Tomasz Szunyog si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Qeverisë së Kosovës.
Ceremonia do të mbahet sot në ndërtesën e Qeverise së Republikës së Kosovës.