MPB është e fokusuar në luftimin dhe parandalimin e radikalizmit
Prishtinë, 3 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, mori pjesë nëpërmbylljen e konferencës ndërkombëtare GermiaHill, e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, së bashku me institutin me renome botërore, Aspen Institute.
Konferenca e tretë ndërkombëtare GermiaHill, këtë vit është fokusuar nëçështjet e sigurisë.
Me këtë rast, ministri Skender Hyseni tha se Ministria e Punëve të Brendshme është e përkushtuar për një ambient të qetë dhe të sigurt në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Ai tha se MPB është e fokusuar në luftimin, parandalimin e radikalizmit të shoqërisë së kosovare, me synim parësor, ndalimin dhe parandalimin e terrorizmit dhe ekstremizmin me premisa dhune, që në faza të caktuara të zhvillimit shndërrohet në veprime të dhunshme që marrin format e akteve makabre terroriste.
Gjatë fjalimit të tij në këtë konferencë ndërkombëtare, ministri Skënder Hyseni, është shprehur se krizat dhe konfliktet në Ukrainë dhe në Siri, kanë ndikuar edhe në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.
Është fakt që Kosova për kokë banori ka prodhuar shumë pjesëtarë për luftërat e huaja, mirëpo, tani ne e kemi situatën nën kontroll. Kemi identifikuar gati secilin qytetar që është vrarë në Siri apo që është kthyer nga atje. Do të bëjmë gjithçka që nevojitet që ta mbrojmë vendin nga kjo e keqe, tha ministri Hyseni.
Ministri Hyseni tha se është detyrim esencial i shoqërive të të gjitha shtresave dhe organizimeve të ndryshme sociale e politike që të bëjnë më shumë në parandalimin e radikalizmit të pjesëtarëve të shoqërisë sonë.
Ndërsa, drejtor ekzekutiv i Institutit Aspen në Gjermani, z. RuedigerLentz, tha se për vendin e tij kriza e refugjatëve është më e vështira.
Kjo po e tregon fytyrën e vërtet të Gjermanisë, tha Lentz, duke shtuar se Evropa është në rrezik si kurrë më parë.