MPB e Policia mbesin pa 580 mijë euro
Prishtinë, 11 korrik - Policia e Kosovës kishte planifikuar të blejë dhe investojë në shumë departamente të saj në fillim të vitit. E gjithë kjo, bazuar në buxhetin e ndarë nga Ministria e Financave dhe miratuar nga Qeveria.
Ishte planifikuar që për Policinë Kufitare të blihen armë të gjata, pajisje të specializuara, pastaj për hetuesit e krimeve kompjuterike, të blihen pajisje kundër krimeve teknologjike, shkruan Tribuna.
Por Policia nuk do të mund të marrë asnjë nga këto e as të zbatojë planet në disa sektorë të tjerë. Kjo për faktin se me rishikimin buxhetit për vitin 2013, Qeveria ka shkurtuar shpenzimet e shumë organizatave buxhetore.