MPB e përkushtuar për ngritjen e kapaciteteve në fushën e azilit
Prishtinë, 7 shtator – Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Valdet Hoxha priti në takim përfaqësuesën Regjionale për Evropën Juglindore të UNHCR-it, znj. Anne Christine Eriksson dhe shefin e misionit për Kosovë, z. Narasimha Rao, me të cilët diskutuan për gjendjen aktuale në fushën e azilit dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve vendore në këtë fushë.
Zëvendësministri Hoxha dhe znj. Eriksson u pajtuan që Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka ngritur një sistem funksional në çështjen e azilit dhe se po punohet intesivisht në përmirësim të kapaciteteve ekzistuese qoftë përmes trajnimeve të ndryshme por edhe përmes mbështetjes dhe bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare.
Zëvendësministri Hoxha e njoftoi znj. Eriksson për trendin e azilkërkuesve që vijnë në vendin tonë, duke konstatuar një rënje të lehtë të azilkërkuesve në vitin aktual. Ai u zotua për një angazhim serioz dhe professional në trajtimin e kësaj kategorie në nevojë, ashtu siq kërkohet me normativat ndërkombëtare.