16 Janar 2025

MPB e përkushtuar në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë

 
Prishtinë, 4 nëntor - Ministri i Punëve të Brendshme,  Skender Hyseni, ka marrë pjesë nëkonferencën Rajonale për Luftimin e Korrupsionit, për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Republikës së Kosovës në luftimin e korrupsionit në nivelin e lartë, e organizuar nga misioni i OSBE-së dhe që është mbështetur financiarisht nga qeveria federale e Gjermanisë.

Më këtë rast, ministri Hyseni tha se institucionet e rendit e ligjit janë të obliguara që të bëjnë të gjitha veprimet e mundshme që korrupsionin ta vënë nën kontroll dhe ta minimizojnë deri në shkallën më të ulët.

“Korrupsioni nuk mund të përkufizohet ekskluzivisht vetëm si një problem i një shteti, por është një problem i përgjithshëm. Prandaj, bashkëpunimi midis vendeve të ndryshme, e sidomos bashkëpunimi midis vendeve të rajonit është krucial për të luftuar në mënyrë efikase korrupsioni në nivele të larta”, tha ministri Hyseni.

Gjithashtu, ai tha se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi nëmes të njësive të inteligjencës, policisë, prokurorisë, për të parandaluar pastrimin e parasë që është rrjedhim direkt i korrupsionit në shkallë të lartë.

Po aq e rëndësishme është media dhe shoqëria civile në vetëdijesimin e qytetarëve për shmangien e metodave korruptive në jetën e përditshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)