MPB e gatshme për të mbështetur komunën e Mitrovicës
Prishtinë, 18 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi ka pritur në takim kryetarin e komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri, me të cilin diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë, në veçanti në komunën e Mitrovicës.
Më këtë rast ministri Gashi ofroi gatishmërinë e tij të plotë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme në mbështetje të komunës së Mitrovicës, duke vënë në pah se bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe lokal është shumë i rëndësishëm në shërbim të qytetarëve.
Ndërsa kryetari i komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri e informoi ministrin Gashi lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Mitrovicës, sa i përket situatës së sigurisë dhe për çështjet me të cilat do të mund të mbështetet niveli komunal nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në këtë takim u diskutua edhe përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile në kuadër të sistemit të unifikuar të gjendjes civile dhe mundësisë për mbështetje të projekteve konkrete.