16 Janar 2025

MPB do të shkatërrojë mbi 105.000 fishekë

Prishtinë, 29 shtator - Ministria e Punëve të Brendshme dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), do të shkatërrojnë më shumë se 105.000 copë municioni të konfiskuara nga Policia e Kosovës.
 
Ngjarja do të organizohet nga Policia e Kosovës dhe do të mbahet sot duke filluar nga ora 10:00, në Malin Golesh- Sllatinë.

Shkatërrimi i municionit realizohet në kuadër të Strategjisë të Kosovës për Kontrollin e Armëve dhe Planit të Veprimit, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe është mbështetur nga UNDP- Projekti për Minimizimin e Rrezikut të Armëve dhe Eksplozivëve (FERM) dhe i financuar nga qeveritë e Gjermanisë dhe Norvegjisë.

Shkatërrimi i municionit do të zhvillohet në përputhje me Udhëzimet Ndërkombëtare Teknike për Municion të OKB-së (IATG).


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)