MPB do të pranojë donacion nga Ambasada Amerikane
Prishtinë, 7 tetor - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) do të pranojë donacion nga Ambasada Amerikanë në Prishtinë.
Ceremonia e pranim-dorëzimit do të mbahet sot në objektin kryesor te MPB-së.
Në këtë ceremoni do të merr pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Ky donacion përmban mjete mbrojtëse nga COVID-19 si maska shumë përdorimesh, dezinfektues dhe dorëza që janë të destinuara për MPB-në dhe tri agjencitë e saja.