18 Janar 2025

MPB dhe UNICEF bisedojnë për azilkërkuesit

Prishtinë, 23 janar - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, priti në takim shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad.

Fillimisht, shefja e UNICEF-it, Omar Gad uroi ministrin Hyseni  për emërimin e tij, si ministër i Punëve të Brendshme.

Në takim u bisedua për format e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe organizatës UNICEF, veçanërisht në aspektin e azilkërkuesve kosovarë dhe ndihmën që mund të ofrojnë UNICEF-i në këtë drejtim.

Ministri Hyseni siguroi shefen e  UNICEF-it se bashkëpunimi i deritashëm me këtë organizatë do të vazhdojë edhe në të ardhëm dhe shprehi  gatishmërinë e plotë për bashkëpunim të departamenteve përkatëse të MPB-së, që kanë ngjashmëri me punën e kësaj organizate.

Ndërsa, Laila Omar Gad theksoi se misioni UNICEF-it në Kosovë, do të vazhdojë të përkrahë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe strukturat e saj në të gjitha format.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)