MPB dhe UNHCR besedojnë për fushën e azilit
Prishtinë, 24 korrik - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka pritur sot në takim, zyrtarin e Lartë për Mbrojtje të UNHCR-it, Luca Curci.
Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin mes dy institucioneve, sidomos sa i përket fushës së azilit.
Zëvendësministri Zeka, falënderoi përfaqësuesin e UNHCR-it për bashkëpunimin e mirë që ka ekzistuar mes dy institucione dhe falë punës së përbashkët janë bërë përparime sa i përket pjesës së hartimit të ligjeve, që janë sipas standardeve ndërkombëtare.
MPB përmes Departamentit për Shtetësi Azil dhe Migracion është duke punuar me përkushtim, sa i përket fushës së azilit, ku janë krijuar kushte sipas standardeve ndërkombëtare, sa u përket trajtimeve të personave që kërkojnë azil në Kosovë, theksoi Zeka.
Ndërsa zyrtari i Lartë për Mbrojtje i UNHCR-i, Luca Curci, tha se është bërë një punë shumë e mirë e përbashkët e të dyja institucioneve në shumë fusha, sidomos sa i përket legjislacionet, ku tashmë ligji për azil është në lexim të parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.