15 Maj 2025

MPB dhe “Nëna Terezë” nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Prishtinë, 21 gusht - Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe shoqata humanitare bamirëse në Kosovë “Nëna Terezë”, kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit për përkrahje të përbashkët nga palët për personat e riatdhesuar, që ju takojnë grupeve të cenueshme në procesin e riintegrimit të tyre në shoqëri.

Shoqata “Nëna Terezë” përmes punëtorëve socialë të saj do të ndihmojë riintegrimin e personave të riatdhesuar që iu takojnë grupeve të cenueshme përmes projekteve humanitare dhe zhvillimore për ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme në vend, varësisht nga fondet në dispozicion nga donatorët e ndryshëm.

Ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme do t’ia sigurojë shoqatës, “Nëna Terezë” evidencën e familjeve të riatdhesuara sipas vendbanimeve përkatëse, (fshatrave, qyteteve) me qëllim të konstatimit të gjendjes së tyre sociale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)