15 Janar 2025

MPB dhe MPMS nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 23 qershor - Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nënshkruan sot Marrëveshje Bashkëpunimi. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Kjo marrëveshje ka për qëllim sigurimin  dhe shkëmbimin e informacioneve në mes të dy ministrive, për rastet e lajmërimit dhe konfirmimit të vdekjes së pensionistëve, me qëllim të parandalimit dhe eliminimit të gjitha pengesave dhe problemeve të mundshme për rastet kur keqpërdoren pagesat e pensioneve.

Kjo marrëveshje zbatohet nga zyrtarët përgjegjës të MPMS-së dhe MPB-së të cilët janë të mandatuar për sigurimin dhe shkëmbimit të informatave lidhur me rastet e konfirmimit të vdekjes së pensionistëve të evidentuar në regjistrat e MPMS-së, si shfrytëzues të skemave pensionale të financuara nga shteti dhe në regjistrat e gjendjes civile të MPB-së, përkatësisht, Agjencisë së Regjistrimit Civil.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)