02 Maj 2024

MPB dhe kryetarët e komunave diskutojnë sigurin në bashkësi

Prishtinë, 3 dhjetor -  Ministria e Punëve të Brendshme mbajti takim të përbashkët me kryetarë të komunave të Republikës së Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte për të diskutuar për: “Progresin dhe sfidat rreth funksionimit të Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi dhe prezantimi për hartimin e procesverbalit për KKSB-të”.
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, theksoi se me themelimin dhe bërjen funksionale të Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi, përmbushet një obligim dhe një praktike evropiane, ku qytetari bëhet pjesë aktive e bërjes së politikave të sigurisë në komunën e vet.
 
“Mundësia e qytetarit për t’u bërë pro-aktiv me politikat në interes lokal,  mundësia e evokimit të qytetarit përmes këtij trupi, për problemet dhe pasojat në një ambient jo të sigurt  dhe ngritja e kulturës së bashkëveprimit, premtojnë një siguri më të madhe në të gjitha dimensionet në komunë dhe në përgjithësi në sigurinë e vendit”, tha Zeka.


Zëvendësministri Zeka theksoi se siguria në bashkësi është koncept i rëndësishëm perëndimor dhe qasje progresive e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila krijon partneritetin në mes të nivelit komunal dhe qendror në përforcimin sigurisë dhe bërjen e politikave të sigurisë. Përmes proklamimit të politikave për  Siguri në Bashkësi qytetarët i bashkohen institucioneve të sigurisë në procesin e planifikimit dhe vendimmarrjes për çështjet që prekin sigurinë humane, të pronës dhe rendit publik.

Ndërsa ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, theksoi se OSBE-ja ka përkrahur dhe vazhdon të përkrahë themelimin e Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi që nga viti 2009. Ai tha se përderisa Ministria e Punëve të Brendshme ka rolin kryesor, misioni i OSBE-së është që të prezantoj mekanizma të rinj për forumet e sigurisë në bashkësi.

“Raporti nga takimet në këshillat komunale do të mbahet në dy forma në mënyrë që t’iu ndihmojnë për të përcjellë fazat e implementimit të zbatimit Strategjisë për Siguri në Bashkësi dhe që të mbajnë një pasqyrë të përgjithshme. Incidentet i përfshijnë të gjitha grupet e margjinalizuara, apo komunitetet që janë në pakicë në cilëndo komunë, komunitetet incidentet i perceptojnë kundër tyre dhe brengat e tyre duhet të adresohen”, tha Ambasadori Schlumberger.

Gjatë këtij takimi shumë kryetarë komunash raportuan se tashmë janë funksionale Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi, të cilët i mbajnë takimet e tyre të rregullta, ku në bazë të rekomandimeve nga ky këshill janë bërë edhe përmirësime të dukshme nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, për të përmirësuar sigurinë për qytetarët e Kosovës dhe mbetet që edhe në vitin e ardhshëm të plotësohen edhe kushtet  e tjera të nevojshme në mënyrë që qytetarët të ndihen të siguritë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)