16 Janar 2025

MPB dhe Komunat diskutuan për ekstremizmin dhe terrorizmin

Prishtinë, 15 dhjetor - Ministria e Punëve të Brendshme, mbajti takim të përbashkët me  kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës, ku u diskutua për ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin që shpie në terrorizëm, sfidat dhe roli potencial i KKSB-ve.


Me këtë rast, ministri i MPB-së, Skender Hyseni falënderoi të gjithë të pranishmit për bashkëpunim dhe gatishmërinë për të punuar me MPB-në duke trajtuar temat e preokupimit dhe shqetësimit të përbashkët.

Ai gjithashtu theksoi se Qeveria Republikës së Kosovës ka aprovuar Strategjinë për luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit.

Ministri Hyseni tha se ligji i cili ka kaluar në Kuvend për parandalimin e pjesëmarrjes në luftërat e huaja,  është mbështetur kryesisht ne dispozitat e Rezolutës 2178 të Këshillit të OKB-së të vitit të kaluar, që në esencë përbën themelin e koalicionit global antiterrorist.  

Në këtë takim morën pjesë, z. Jean Claude Schlumberger, ambasador i OSBE me mision në Kosovë, Luan Keka, zëvendësdrejtor në Departamentin e Terrorizmit në Policinë e Kosovës, Bajram Gecaj, zëvendësministër në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal etj.

Ky takim  e vlerësoi lartë punën e Këshillit për Siguri në Bashkësi.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)