MPB dhe KGJK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi
Prishtinë, 6 maj - Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës nënshkruan Marrëveshje të Bashkëpunimit. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci.
Qëllimi i kësaj Marrëveshje është ofrimi i ndihmës për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatave në Kosovë për të gjetur dhe identifikuar më lehtë personat e ndryshëm të cilët janë palë në procedurat e ndryshme gjyqësore, duke i ofruar të dhënat e caktuara personale nga Regjistri Civil i Ministrisë së Brendshme të Kosovës.
Në kudër të kësaj marrëveshje është ofrimi i të dhënave nga Regjistri Civil i Ministrisë së Punëve te Brendshme, konkretisht i numrit personal identifikues të qytetarit të regjistruar në regjistrin Civil të Kosovës, si dhe vendbanimin dhe adresën e tij të saktë.