22 Dhjetor 2024

MPB dënon incidentin e mbrëmshëm në Mitrovicë

Prishtinë, 12 shtator - Ministria e Punëve të Brendshme dënon incidentin e mbrëmshëm në Mitrovicë. Ministria e Punëve të Brendshme vlerëson punën profesionale të bërë nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i në vënien nën kontroll të situatës dhe parandalimin e përshkallëzimit të saj.

Ministria e Punëve të Brendshme dënon fuqishëm aktin e plagosjes së pjesëtarit të Policisë së EULEX-it dhe i dëshiron shërim të shpejtë, njëherësh duke kërkuar hetim të plotë të rastit dhe vënien para organeve të drejtësisë të të gjithë atyre personave që kanë inicuar një incident të tillë.

Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë qytetarët e Mitrovicës të mos bien pre e provokimeve të grupeve të organizuara kriminale, të cilët janë të pakënaqur me zhvillimet e fundit politike në vend.

\"Dëshirojmë t’i njoftojmë të gjithë qytetarët e vendit se Policia e Kosovës në koordinim më EULEX-in dhe KFOR-in, nuk do të tolerojnë provokime të tilla, si ai i mbrëmshi në Mitrovicë dhe ndaj çdo kërcënimi të rendit publik do të veprohet me vendosmëri\', thuhet në reagimin e MPB-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)