MPB analizon informacionet e djeshme në Mitrovicë
Prishtinë, 27 mars - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Policia e Kosovës (PK) ka bërë të ditur se janë duke mbledhur dhe analizuar të gjitha informacionet në lidhje me operacionin për zbatimin e ligjit ditën e djeshme në Mitrovicë.
"Pas mbledhjes dhe përpunimit të të gjithë informatave do të jemi në gjendje që të japim një vlerësim të detajuar dhe professional të nivelit operacional", thekson MPB.
Gjithashtu MPB falenderon të gjithë akterët institucional për bashkëpunimin e mirëfilltë në përmbushjen e obligimeve të tyre ligjore.