15 Janar 2025

Moskrijimi i Gjykatës Speciale me pasoja në MSA e në liberalizim

Prishtinë, 5 qershor - Jo veç kalimi i çështjes në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të jetë pasoja e vetme, në rast se Prishtina zyrtare nuk i aprovon amendamentet kushtetuese për Gjykatën Speciale.

Kjo do të ketë implikime të tjera, sidomos në procesin e integrimeve evropiane, , i kanë thënë “Kohës Ditore” burime diplomatike.

“Nëse nuk e bëjnë Gjykatën, ta harrojnë MSA-në dhe liberalizimin e vizave”, ka thënë një diplomat evropian, duke theksuar se një pozicion i tillë “nuk do të thuhet publikisht”, por liderëve “tashmë u është bërë i qartë”.

Ministria e Integrimit Evropian ka finalizuar raportin e dytë përmbledhës me përmbushjen e rekomandimeve për liberalizim të vizave, i cili tash i paraqitet Komisionit Evropian.

Sipas paralajmërimeve, në korrik misioni vlerësues i KE-së do ta vizitojë Kosovën për të parë nëse “detyrat e shtëpisë” janë përmbushur.

Në anën tjetër, për këtë verë është paralajmëruar firmosja e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA).

Dhe për shkak të vendimmarrjes për Specialen, tani të dyja këto rrugë janë në prag bllokade.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)