Molotov shpërthyes në veri të Mitrovicës
Mitrovicë, 20 tetor - Një lëndë shpërthyese \"koktejl molotov\" është hedhur rreth orës 20.00 të së dielës në veri të Mitrovicës.
Mjeti shpërthyes është hedhur në ish-ndërtesën e Komunës paralele të Serbisë, që tani shfrytëzohet nga anëtarët e Civilna Zastitës, raporton Koha Ditore.
Burimet thonë se nuk ka patur për fat të mirë viktima, pasi zjarri ka qenë i izoluar.
Objekti i Komunës paralele gjendet në afërsi të lagjes Tre rrokaqiejt.