Mladiç paralajmëron vetëvrasjen
Beograd, 1 qershor - Gjëja e fundit që Ish-lideri i Bosnjes, Ratko Mladiç ka parë në Beograd përpara se të ekstradohej në Hagë, ka qenë varri i vajzës së tij.
Ai është lejuar që të vizitojë për 20 minuta varrin e vajzës Ana pak kohë para ekstradimit për në Hagë.
Vajza ime, Ana ime, duhej të isha unë aty në vend tënd. Por, të premtoj se shumë shpejt do të jem pranë teje, ka thënë Mladiç para varrit, që është marrë edhe si interpretim për një vetëvrasje të mundshme në qelinë e burgut ku ka shkuar.
Ana Mladiç është vetëvrarë në moshën 23-vjeçare në vitin 1994 me revolen e preferuar të babait të saj. Aktin e bëri pasi lexoi në gazeta krimet e tmerrshme të babait që po bënte në Bosnjë. Por, Mladiç ka deklaruar se vajza e tij Ana është vrarë.
Mlladiç mbërrin në Holandë. Të martën pasdite, pas refuzimit të kërkesës për kundërshtimin e ektradimit në Hagë, një autokolonë prej 8 makinash ushtarake ka përcjellë Ratko Mlladiç në aeroportin e Beogradit ku rreth orës 17.00, ish-gjenerali serbo-boshnjak ka fluturuar drej Holandës.
Ish gjerenali serb i Bosnjes, 69-vjeçari Mlladiç, akuzohet për krime lufte dhe genocid gjatë luftërave ballkanike në vitet `90, përfshirë rrethimin 43-ditësh të Sarajevës, gjatë të cilit u vranë 12 mijë njerëz.
Ndaj tij rëndon akuza për \"pastrimin etnik\" në Bosnjë dhe orkestrim i masakrës së afro 8 mijë burrave e djemve myslimanë, pas rënies së Srebrenicës, në korrik të vitit 1995.