MKRS ndan çmimet e artit pamor për vitin 2020
Prishtinë, 26 tetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, ka njoftuar se sot do të organizojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020.
Çmimet që do të ndahen janë: Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Muslim Mulliqi” si dhe çmimi vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor.