17 Maj 2024

Mitrovicë, vritet një person dhe një tjetër plagoset

Mitrovicë, 25 prill - Sot në qendër të qytetit të Mitrovicës një person është vrarë dhe një tjetër është i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
 
Zëdhënësi i policisë, Besim Hoti, tha se kjo tragjedi ka ndodhur kur katër persona nga një veturë e tipit Opel kanë sulmuar me armë zjarri një veturë tjetër të tipit Mercedes, ku si pasojë ka vdekur Florim Islami, 33 vjeçar dhe një tjetër person ka marrë plagë të rënda.

Hoti tha se dyshohet se rasti ndërlidhet me mosmarrëveshje kriminale mes grupeve. Policia është vënë në ndjekje të sulmuesve, të cilët janë të njohur për policinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)