Mitrovicë: Tre të arrestuar për armë pa leje
Prishtinë, 16 shkurt - Tre persona të dyshuar janë arrestuar në tre raste të ndara nga hetuesit policorë në veri të Mitrovicës, për posedim të armëve ilegale.
Policia e Kosovës bën të ditur se dy të dyshuar janë të përkatësisë etnike serbe, ndërsa i treti boshnjak.
Të dyshuarit e arrestuar, pas deklaratave të marra në polici, me vendim të prokurorit publik, janë liruar në procedurë të rregullt të paraqitjes së tyre në gjykatën kompetente, thuhet në njoftimin e policisë.