09 Maj 2024

Mitrovicë, situatë e qetë, por me incidente në veri

Mitrovicë, 26 gusht - Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës dhe përfaqësuesit e strukturave të sigurisë, vlerësuan të hënën në takimin e Komitetit për siguri publike, se situata në veri gjatë javës së fundit ka qenë e qetë, por jo edhe e qëndrueshme.

U theksua se  probleme janë duke shkaktuar strukturat ilegale serbe dhe pjesëtarët e “Mbrojtjes civile”.

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, tha se përgjithësisht java ka qenë e qetë, me përjashtim të pjesës veriore ku kishte incidente.

“Kërkojmë nga autoritetet e rendit që të marrin masa dhe të arrestojnë personat që janë duke i shkaktuar këto incidente”, tha ai.

Me përjashtim te veriut ku ka ende probleme me lëvizjen e lire , Haziri, përshëndeti përparimin e lëvizjes se lire së policeve dhe doganiereve në veri.

Komuna e Mitrovicës është duke përcjellur situatën dhe duke dhëne kontributin e vet me maksimal për mirëmbajtjen e gjendjes se mire se sigurisë tha Haziri.

Ndërsa, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se java e fundit ishte e qete por e me incidente ne veri. Fatmirësisht këto incidente nuk reflektuan ne sigurinë e përgjithshme ne Mitrovice, si ne lëvizje dhe qarkullim të lire dhe ne raporte ndër-etnike.

Bala, përmendi një përleshje ne mes te dy grupeve rivale ne veri , ku si pasoje kishte katër te lënduar. Incidenti i dyte ishte sulmi i biznesmeni serb i cili është  ne kontakt me zyrën administrative për legalizimin e ndërtesave te ndërtuara nga kompania e tij ne veri ku si pasoje i është djegur automjeti.

Bala, potencoi qe këto incidente kishin motive politike dhe grupet ilegale paralele vazhdimisht po tentojnë te pengojnë implementimin e marrëveshjes dhe zgjedhjeve te 3 nëntorit duke e mbajtur gjendjen e tensionuar ne veri.

Ai ceku shqetësimin e qytetareve te asaj pjese  dhe kërkesën e vazhdueshme te qytetareve për ndalimin e këtyre strukturave ilegale ne veri.

Bala përshëndeti policinë e Kosovës, për punën qe po bëjnë për parandalimin e te shtënave neper ahenxhe. Gjate këtyre aksioneve gjate javës se kaluar u konfiskuan tri arme ilegale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)