25 Dhjetor 2024

Mitrovicë, situata e tensionuar, por pa incidente ndëretnike

Mitrovicë, 19 shtator - Përfaqësuesit e strukturave politike dhe atyre të sigurisë në Mitrovicë, vlerësuan të hënën në takimin e Komitetit lokal për vlerësimin e sigurisë publike, se gjendja në veri vazhdon të jetë e qetë, por shumë e tensionuar.

Po ashtu u potencua problemi i banorëve, sidomos atyre joserbë që kanë mbetur të izoluar.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, tha se gjatë vikendit nuk është shënuar ndonjë incident serioz në veri, por bllokadat e rrugëve nga strukturat paralele serbe kanë krijuar një gjendje të rëndë.

Ai tha se banorët e veriut, sidomos ata joserbë kanë probleme për furnizim me ushqime.   

Ai kërkoi nga strukturat e sigurisë që sa më shpejt të marrin masa për hapjen e rrugëve dhe eliminimin e barrikadave që janë vendosur në rrugët kryesore të veriut. “Nuk duhet lejuar një grup ekstremistësh që të sfidojnë në mënyrë kaq të rëndë rendin dhe ligjin”.

Nënkryetari Haziri ka përsëritur falënderimin drejtuar qytetarëve, të cilët po tregohen shumë të përgjegjshëm karshi situatës.

“Fal maturisë së qytetarëve dhe vigjilencës së strukturave të sigurisë, si Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i po evitohet eskalimi i situatës”.      
 
Ndërsa Behxhet Bala, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, tha se ka informata se në veri janë duke lëvizur lirisht persona të armatosur serbë, duke shqetësuar tejmase qytetarët.

“Si pasojë e kësaj gjendjeje në veri i kanë reduktuar lëvizjet edhe vetë qytetarët serbë, të cilët nxirren me dhunë në barrikada”.

Sa i përket problemeve për furnizimin me ushqime, ai tregoi se komuna ka ndihmuar banorët e Kodrës së Minatorëve dhe ata të Lagjes së Boshnjakëve. “Pas kërkesave të banorëve ne ju kemi ndihmuar qytetarëve pa dallim të përkatësisë së tyre etnike”.

Për situatë të qetë, por të ndjeshme, foli edhe Avni Zabeli, komandant i stacionit jugor të policisë.

Ai theksoi se përkundër tensioneve nuk është shënuar asnjë incident ndëretnik. “Policia e Kosovës me mbështetje të EULEX-it dhe KFOR-it është fokusuar në shtimin e masave të sigurisë në lagjet me popullatë të përzier në lagjet dhe fshatrat e veriut”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)