22 Dhjetor 2024

Mitrovicë, serbët sulmojnë 4 shqiptarë

Mitrovicë, 10 qershor - Lëndohen katër shqiptarë si pasojë e një sulmi të shkaktuar nga serbët në lagjen veriore të Mitrovicës, “Kodra e Minatorëve”.

Lajmin e konfirmoi Policia e Kosovës. Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20 kur të rinjtë shqiptarë po qendronin në një fushë sportive, dhe befas janë gjendur përballë serbëve të cilët kanë filluar sulmin me mjete të forta.

Për pasojë disa shqiptarë kanë marrë lëndime trupore, katër prej tyre më të rënda të cilët edhe janë dërguar në spitalin rajonal të Vushtrrise. Konflikti besohet se është me motive ndëretnike tha Besim Hoti.

Pas kësaj ngjarje ka filluar një konflikt më i madh mes banorëve serb dhe shqiptarë, por që situata është qetësuar pas daljes së policisë në vendin e ngjarjes. Policia sipas Besim Hotit ka arrestuar 5 të rinj serb si të dyshuar për sulmin.

Situata në lagjen veriore të Mitrovicës, “Kodra e Minatorëve”, është qetësuar ndërsa në vendin e ngjarjes po qendrojnë ekipe policore të policisë së EULEX-it dhe asaj të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)