14 Janar 2025

Mitrovicë, radhë të gjata te qytetarëve për tu pajisur me dokumente

Mitrovicë, 2 shkurt - Bordi i Drejtorëve në Komunën e Mitrovicës, kryesuar nga nënkryetari i Komunës, Safet Kamberi, ka mbajtur të hënën mbledhjen e rregullt në të cilën janë diskutuar disa çështje me rëndësi për Komunën dhe qytetarët e saj.

Drejtori i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme të Komunës, Abdullah Bejtullahu, ka njoftuar bordin e drejtorëve për shifrat alarmante të qytetarëve që janë pajisur këto ditë me dokumente nga gjendja civile dhe kërkesat për to, që vazhdojnë të jenë të mëdha ende, gjë që tregon për numrin e madh të mitrovicasve që po e lëshojnë vendin.

“Vetëm gjatë javës së kaluar në gjendjen civile janë lëshuar 3.000 dokumente, ndërkohë që mbesin të gjata radhët e qytetarëve që të pajisen me dokumente të gjendjes civile. Që nga mëngjesi shërbimi i gjendjes civile në Mitrovicë bllokohet nga palët, dhe dihet se për çka po i marrin këto dokumente”, tha Bejtullahu.

Ai po ashtu i njoftoj të pranishmit me fillimin e punës në pastrimin e arkivit të komunës, duke kërkuar nga drejtorët që në arkiv t’i dërgojnë vetëm dokumentet e protokolluara, sepse të tjera dokumente nuk do të lejohen në arkiv.

Drejtorin Bejtullahu e ka mbështetur nënkryetari i Komunës, Safet Kamberi, duke shtuar se Komuna do ti respektoj kriteret që i parasheh arkivi.

Drejtori i Drejtorisë së Kadastrit, Besim Beka, bëri të ditur se deri më tani është kryer rreth 80 % e punëve për kadastrën nëntokësor, ndërkaq brenda javës pritet të përfundoj në tërësi ky projekt. Nënkryetari Kamberi, e ka vlerësuar këtë si një projekt jetik, duke thënë se puna që është bërë në kadastrën nëntokësorë do ta ndihmoj shumë komunën.

Enver Uka, drejtor i Drejtorisë së Mjedisit, bëri të ditur për hapat që janë ndërmarrë për themelimin e një vendi për gjueti të përbashkët, që është kërkesë e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. “Ne kemi mbajt takim me gjuetarët e Mitrovicës dhe tashmë ka mbet vetëm ta përcaktojmë një lokacion për veprimtarinë e gjuetisë dhe pas kësaj të presim vendimin definitiv nga Kuvendit Komunal”, theksoj Uka, duke shtuar se “një gjë e tillë sjell edhe të hyra për komunën”.

Drejtoresha  e Drejtorisë së Shëndetësisë, Nexharije Islami–Pllana, prezantoj një pasqyrë të aktiviteteve të drejtorisë gjatë dy jave, duke përmendur këtu vizitat që ua ka bërë institucioneve shëndetësore, që kanë pas karakter njoftues dhe informues për nevojat e tyre.

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Ajmane Barani, pas njoftimit për mbajtjen e grevave të mësimdhënësve edhe në shkollat e Mitrovicës, ka paraqit edhe disa kërkesa. “Gjendja nëpër shkolla nuk është e mirë, për faktin se ne as vitin e kaluar nuk kemi pas mjete të nevojshme për investime kapitale, prandaj kërkojmë që këtë vit të kemi më shumë mjete në mënyrë që të mund të eliminojmë disa probleme nëpër shkolla”, tha Barani.

Ajo paraqiti edhe kërkesën që kanë bërë edukatorët e çerdhes së fëmijëve për rritje të koeficientit, duke pohuar se përvoja e punës nuk paraqet kurrfarë dallimi në pagë. Ndryshe, sipas saj, në rast të mos rritjes së koeficientit, edukatorët kanë paralajmëruar grevë.

Drejtori i Financave, Nysret Maxhera, tha se çështja e ngritjes së koeficientit për edukatore dhe për të gjithë shërbyesit civil nuk varet nga kjo drejtori. Sipas tij kjo kërkesë duhet adresuara tek Zyra e Personelit, nga e cila dërgohet në Ministri dhe varësisht nga përgjigja e ministrisë, vepron komuna. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)