Mitrovicë, përpunohen 37 468 lëndë në zyrën e gjendjes civile
Si rrjedhojë prej janarit deri në korrik të këtij viti janë përpunuar 37 mijë e 468 lëndë.
Shefi i zyrës së gjendjes civile, Afrim Voca, tha se kërkesat më të mëdha kanë qenë për ekstrat të lindjes.
Në këtë periudhë janë lëshuar gjithsej 27 mijë e 554 ekstrakte të lindjes.
Sipas tij, prej të këtyre lëndëve 980 janë certifikata të lindjes, 1087 certifikata të martesës, 1507 certifikata vdekjes, 1303 certifikata të vendbanimit, 3213 certifikata të bashkësisë familjare, 945 certifikata të gjendjes martesore, 808 certifikata të shtetësisë dhe 71 vërtetime nga arkiva.
Voca tha se për shkak të kërkesave të mëdha prej korrikut e deri më 31 gusht do të punohet me palë prej orës 09:00 deri në orën 18:00.